Berisha: Protesta e 12 nëntorit drodhi themelet e monizmit të Ramës. Mesazh kancelarive të Europës e botës se një popull i tërë është në këmbë për ta hedhur në Lanë këtë regjim

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat nga selia blu ditën e sotme. Ai komentoi  protestën e 12 nëntorit ku tha se ajo drodhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, drogën dhe krimin.

Sali Berisha:

Protesta e 12 nëntorit ishte në zenitin e protestave krahasuar me numrin e popullatës e protestave në botë. Ajo drodhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e fondeve publike, pasurive publike nga Edi Rama, bazohet në frikën, shantazhin, drogën dhe krimin. Ai ishte mesazhi më i shkëlqyer që qytetarët fisnikë të Tiranës e mbarë Shqipërisë u dërguan shqiptarëve kudo që janë. Ata u dërguan mesazhin e shpresës, besimit, fitores.

Por njëkohësisht protestuesit u dërguan kancelarive të Europës dhe botës që krahas një narko shteti të instaluar në Shqipëri, krahas një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës përmes krimit, drogës e mashtrimit, ekziston dhe një popull i tërë i ngritur në këmbë për ta hedhur në Lanë për të përmbysur këtë regjim.

Zjarr Tv Ad