Big Brother deri më 16 Maj, Si ndikoi Erion Veliaj në shtyerjen e datës deri pas zgjedhjeve

0
235
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Mbrëmë në Prime, moderatorja Arbana Osmani i premtoi banorëve që këtë të shtunë, ata do të mësojnë se kur do të jetë edhe nata finale. Me të qeshur, Arbana tha se ky edicion do të shtyhet edhe me tre muaj.





Finalja e ”Big Brother VIP 2” do mbahet më 16 Maj. Ditën e martë (16 Maj), do marrë fund kjo eksperiencë për banorët finalistë që janë bërë pjesë e saj që nga data 24 dhjetor.

Nuk dihet se kush do jenë 4 finalistët, mirëpo deri atëherë është rrugë e gjatë. Deri më tani, banori më i spikatuar dhe që është kthyer në kryefjalë dhe fenomen si askush tjetër, është padyshim këngëtari Luiz Ejlli.





Në Prime, Kiara u kritikua nga opinionisti Arbër Hajdari për indiferencën që tregoi ndaj Luizit, kur ai nuk ndihej mirë. Kiara u mundua të shpjegohej, por kuptoi se kishte vepruar gabim kur publiku duartrokiste vazhdimisht fjalët e Arbrit. Ai e quajti edhe arrogante.





Situata e vështirë vazhdoi edhe pas spektaklit, kur gjatë darkës, Olta i vuri në pah sesi Luizi gjatë një debati në Prime ka shtyrë Kiarën duke i kërkuar të mos flasë. Ndaj Kiara i tha Luizit:”Hajde dalim atëherë”.

Kurse këngëtari, gjatë një diskutimi me banorët, tha se ”S’më ka lezet kjo shtëpi pa Kiarën. Po doli ajo, dal dhe unë”.





Pak kohë më parë nisi një fushatë e fortë nga ana e Bashkisë Tiranë në demaskimin e figurës së Luizit pasi doli hapur në mbështetje të Sali Berishës dhe në disa deklarata goditi Bashkinë Tiranë. Drejtorë të Bashkisë u angazhuan personaliht në komente fyese dhe negative.





Kjo fushatë e tyre negative dështoi me sukses pasi Luizi gëzon një mbështetje në shifra rekord si askush tjetër. Fama dhe pushteti i tij kanë detyruar Erjon Veliajn që të ndikojë tek Lori Hoxha dhe Vjollca Hoxha në shtyrjen e Big Brotherit deri pas zgjedhjeve.





Luizi në mbështetje të hapur të PDsë do përbënte rrezik për Erjon Veliajn pasi ka shumë ndikim tek elektorati gri dhe besueshmëria te Luizi është e jashtëzakonshme. Kjo është frika e Veliajt dhe pikërisht për këtë arsy është shtyrë edhe Big Brotheri.

Zjarr Tv Ad