Biseda telefonike/ Trump e Putin marrin një vendim që të gjithë e kemi pritur

0
1681
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të shtune është zhvilluar një bisedë telefonike mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Qëllimi i kësaj bisede shihet si përpjekje për të vendosur bashkëpunim mes dy shteteve.

Ndërkohë Kremlini zyrtar ka dhënë disa detaje se cfarë është diskutuar në këtë telefonate që zgjati më shumë se 45 minuta.

Kremlini ka theksuar se Uashingtoni dhe Moska kanë rënë dakord për intensifikim të raporteve, me qëllim mposhtjen e ISIS në Siri.

Dy liderët më të rëndësishëm botërorë kanë folur edhe për intensifikimin e raporteve mes shtetit amerikan dhe atij rus, sidomos nga ana ekonomike. Nën presidencën Obama, ka pasur një ftohje të madhe mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, kurse Trump ka premtuar vendosje të raporteve të mira me Moskën. “Të dyja palët kanë treguar gatishmërinë për të punuar për intensifikimin e raporteve të përbashkëta. Ata kanë rënë dakord për një strategji të përbashkët ekonomike dhe politike amerikane dhe ruse”, thuhet në deklaratën e dalë nga Kremlini. Më tej, aty nënvizohet se Trump dhe Putin kanë rëbnë dakord për bashkëpunim “partnerial” për çështje të tilla si Ukraina, programi bërthamor i Iranit, tensionet në Gadishullin Korean, dhe konflikti Izrael – Palestinë, shkruan “Reuters”.

Zjarr Tv Ad