Blindohet Kryeministria, mijëra vetë nisen nga rrethet

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita do të protestojë sërish sot para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga herët e tjera, qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë në orën 18.00. Skenari i protestës  është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera ku qytetarët do të mblidhen para selisë së qeverisë  në dy pjesët anësore të saj ana e Piramidës dhe në rrugën ‘Ismail Qemali’.

Të paktën 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit. Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar cdo person të dhunshëm apo që cënon rendin publik.

Turma do të monitorohet nga godinat e larta, nga forcat RENEA dhe efektivët e Gardës. Masa sigurie do të ketë edhe në institucione të tjera të pozicionuara në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Në gadishmëri do të qendrojnë dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shendetësor. Pasdite pritet që të ketë edhe kufizime trafiku ne bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët lidhëse me të.

Ora 15:50- PD Elbasan: Mbi 2500 protestues nga i gjithë qarku

Kreu i Degës së PD-së në Elbasan, Eugen Isai ka deklaruar se në protestën e sotme të opozitës janë nisur të paktën 1500 elbasanas, ndërkohë nga Bashkia e Cerrikut kanë konfirmuar pjesëmarrjen 300-330 persona. Nga bashkia e Peqinit sipas degës së PD kane konfirmuar pjesmarrjen 270 persona. Nga bashkia e Librazhdit sipas degës së PD kane konfirmuar pjesmarrjen 370-400 persona. Nga bashkia e Prrenjasit sipas degës së PD kane konfirmuar pjesmarrjen 250-300persona

Ora 14:52 – Ish-deputeti denoncon: Gjoba deri 5 mln për të penguar protestën

Ish-deputeti demokrat Luan Baçi pak para nisjes nga Fieri ka komentuar protestën e organizuar sot nga opozita para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Ish-deputeti tha se drejtuesve të mjeteve private dhe atyre të transportit publik iu është bërë presion me gjoba deri në 5 milionë për të penguar transportin e protestuesve. Baçi, u shpreh i bindur se asnjë lloj presioni nuk do t’i pengojë.

Ora 14:24 – Protestues nga Mati, Dibra e Bulqiza nisen drejt Tiranës

Në rrethin e Matit simpatizantë të PD-së dhe LSI-së janë mbledhur fillimisht në qendër të qytetit për të vijuar më pas udhëtimin drejt Tiranës me autobusë dhe me mjete private. Sipas drejtuesve të PD-së në  Mat, janë 1500 persona të cilët kanë shprehur pjesëmarrjen në protestë. Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli që prej ditës së djeshme në dalje të qytetit të Burrelit dhe në Skuraj.

 

Zjarr Tv Ad