Blofi i Ramës me deklaratën e 1 viti më parë të Rajmonda Bulkut/ Çfarë tha mbrëmë ajo për Teatrin …

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Edi Rama sot nëpërmjet një statusi prej skuthi në faqen e tij në Facebook, përdori aktoren e mirënjohur Rajmonda Buku, duke cituar një deklaratë të saj të hershme në kohë , për çështjen e Teatrit Kombëtarë. Gati një vit e gjysmë më parë, kur ende nuk ishte e qartë se çfarë qëndronte prapa skemës së pastrimit të parave dhe grabitjes së tokës publike të Teatrit nga dyshja, Rama-Fusha, Bulku u pozicionua pro ngritjes së një Teatri të Ri modernë.

Këtë deklaratë Rama e ka shfrytëzuar sot në mëngjes, për betejën e tij kundër artistëve dhe qytetarëve të shumë të kryeqytetit, të cilët mbrëmë korrën fitoren e parë reale duke çliruar nga forcat e shumta policore, ambientet brenda dhe përreth Teatrit.

“Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!

Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike:

RAIMONDA BULKU

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë”, shkruante dhe citonte sot Edi Rama, duke e shoqëruar postimin edhe me një fotografi të aktores së dashur për publikun.

Por mbrëmë në orët e vona të natës, ndërkohë që qytetarët e Tiranës dhe artistët edhe pse përballuan një dhunë të paprecedentë të policisë, nuk e lëshuan Teatrin për asnjë çast, Bulku, bëri një pyetje në faqen e saj në Facebook: Çfarë mendoni për shembjen e Teatrit Kombëtar?

Edhe pse ishte mesnatë, brenda pak orëve kësaj pyetje nëpërmjet rreth 120 komenteve, i janë përgjigjur dhjetëra qytetarë dhe miq të aktores. Gati të gjithë pa përjashtim, kanë shprehur indinjatën për aktin mafioz, antiligjor dhe korruptiv të kryeministrit Rama.

Të gjithë këtyre, aktorja Bulku më pas ju ka premtuar, se do ti përfaqësojë në komunikimet e saja të ardhshme publike për këtë temë. Por ajo që bie në sy në komentin e mbrëmshëm të Bulkut, është një reflektim për çështjen e Teatrit Kombëtarë në këtë situatë, edhe pse i qëndron idesë (në një koment tjetër) se Tiranës i duhet patjetër një Teatër modern. Gjithsesi ajo thotë, se shpreson që zëri i saj, kolegëve dhe komentuesve të shumtë  që janë kundër prishjes së Teatrit të dëgjohet. Por shton, se vetëm kjo nuk mjafton për të ndalur mëkatin e prishjes së Teatrit nga Rama.

“Duhet të keni besim se do të përfaqesoj opinionin tuaj në komunikimet e mia publike mbi këte temë. Shpresoj që zëri juaj dhe zëri im të dëgjohet, ndoshta unë dhe koleget e mi nuk mjaftojmë, për të ndaluar këtë mëkat…”, shkruante Rajmonda Bulku vetëm pak orë përpara përdorimit prej skuthi, që i bëri Edi Rama.

 

Zjarr Tv Ad