Shpërthen një transformator, disa të plagosur në Tiranë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën industriale të Tiranës.

Një transformator ka shpërthyer në një zonë në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se janë plagosur 3 persona.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 12.00,  në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndije elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti  shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.

 

Zjarr Tv Ad