Borchardt flet për shtyrje të zgjedhjeve: Çfarë të mirë na sjell sot?

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt tha se ndryshimi i datës së zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar. Në një prononcim për gazetarët ai u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve është një mundësi, por nuk sjellë të mira.

Bernd Borchardt: Kemi një datë zgjedhje që është 30 qershori. Ndryshimi i datës është një proces shumë i ndërlikuar.

Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur në 2007 dhe shtyrja është një mundësi. Por a është një mundësi e mirë? Çfarë të mira ka sjellë dhe në fund të fundit çfarë të mire do të sjellë sot shtyrja e zgjedhjeve.

Kreu i prezencës së OSBE tha se inkurajon palët që të gjejnë një zgjidhje.

Bernd Borchardt: Ajo që na takon është që të inkurajojmë partitë politike të gjejnë një zgjidhje, të tregojnë kush zgjidhje është më e mirë.  Secili zgjidhje funksion për një vend, ky është një vendim që i takon sovranit. Politikanët duhet të marrin mendimin e tyre për mënyrën më të mirë të funksionimit.

Zjarr Tv Ad