Bosi belg i drogës në sitën e SPAK, ka kompani import-eksporti në Shqipëri

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet belge kanë vënë në lëvizje SPAK për të hetuar aktivitetin ekonomik në Shqipëri të një bosi droge të akuzuar për trafikun e 1.9 tonëve kokainë nga Amerika Latine. Belgu rezulton se kishte hapur një kompani në Shqipëri ku kishte dhe hyrje-dalje të shpeshta.

Përmes një letër-porosie prokuroria federale e Brukselit i ka kërkuar SPAK të verifikojë aktivitetin tregtar në Shqipëri të një bosi droge, mëson Euronews Albania.

D.L shtetas belg, është arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Liege si drejtues i një organizate kriminale që kishte trafikuar 1.9 ton kokainë nga Amerika latine përmes transportit me kontejner në portin e anversit.

Droga fshihej në rroba, goma, qymyr dhe mallra të tjerë dhe më pas nxirrej përmes përpunimit kimik në një laborator që u zbulua nga policia Belge.

Autoritetet atje kanë zbuluar se 43-vjeçari kishte hapur dhe zotëronte një kompani në Shqipëri me aktivitet të gjerë tregtar, nga zhvillimi i teknologjive të reja tek import-eksporti me te gjitha llojet e mallrave dhe produkteve.

Zjarr Tv Ad