Bosnje e Hercegovina kërkon përjashtimin e Kosovës nga CEFTA

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Tregtisë së Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Mirko Sharoviç, u shpreh se do të kërkohet përjashtimi i Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Bosnja e Hercegovina.

Taksa prej 100 për qind është vendosur edhe për mallrat serbe, dhe për këtë arsye ministri boshnjak u shpreh se nuk ka pse të merren masa reciproke, por mund të kërkohet ndëshkimi i Prishtinës duke u larguar nga marrëveshja që parashikon tregti të lirë. Sharoviç shtoi se në 17 Dhjetor do të informojë për situatën në fjalë Komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, dhe shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.

Sharoviç theksoi se Kosova para hyrjes në CEFTA ka pranuar faktin se Bosnje e Hercegovina nuk e ka pranuar shtetësinë e Kosovës dhe kjo nuk mund të vendoset tashmë si kusht i tregtisë së lirë.

 

Zjarr Tv Ad