Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta braziliani

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shuar në moshën 75 vjeçare, ish-ylli i Santos dhe kombëtares braziliane, Antonio Wilson Vieira Honorio. I njohur si Coutinho, Honorio vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila rezultoi fatale për të. 75 vjeçari është një legjendë te skuadra e Santos, ku me 370 golat e shënuar me bardhezinjtë mban vendin e tretë në listën e golashënuesve të klubit brazilian.

Coutinho fitoi dy herë i Copa Libertadores ndërsa fitoi dy Kupa Interkontinentale dhe gjashtë tituj të kampionatit brazilian. Gjithashtu, ai ishte pjesë e kombëtares braziliane kur kjo skuadër arriti të triumfojë në Kupën e Botës 1962, por një dëmtim i rëndë e la jashtë turneut.

 

Zjarr Tv Ad