Bushati: Zvogëlimi i derës së BE, duhet të na bëjë dyfish më të përgjegjshëm

0
4

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se konferenca për shtyp e Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kancelares gjermane Angela Merkel tregon se prespektiva e anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian është e pakthyeshme, por se na duhet të presim vendimin e Këshillit të Eurppës.

“Shqipëria i ka bërë detyrat e veta që në momentin që në vitin 2018 vendet anëtare kanë përcaktuar si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut një kalendar të qartë për organizimin e një konference të parë ndërqeveritare që duhet të ishte mbajtur në vitin 2019. A do jetë gati për të mirëpritur një vend në gjirin e saj? BE kurrë s’ka për të qenë gati, por edhe një vend nuk është kurrë 100% gati për tu anëtarësuar“, u shpreh Bushati.

Sipas tij, kjo është hera e tretë që diskutohet për një çështje, por nënvizoi se “Ne nuk duhet të jemi emocional, zvogëlimi i derës së BE, edhe për çështje që nuk kanë lidhje për ne duhet të na bëjnë dyfish më të përgjegjshëm“.

Ai shprehu bindjen se nuk do të ketë asnjë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut dhe se kjo është bërë e qartë nga komunikimi që Merkel dhe Macron patën dje.

Vakumet nuk janë asnjëherë të mira as në politikë dhe as në gjeopolitikë, por për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë përkundrejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët e kanë thënë vijimësisht këtë në anketime të ndryshme. Kursi europain ka qenë orientues për të gjitha qeveritë që kanë drejtuar vendin pas ’90-ës. Mbi 80% e tregtisë e vendeve të rajonit bëhet me BE, dhe mbi 80% është europiane“, deklaroi Bushati.