“Buxheti 2023, godet prodhimin vendas të pijeve”- Ilir Meta: Korrupsioni në Tatime dhe Dogana do bëjë namin, miliarda euro do të zhduken në…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së kësaj force politike u ndal tek buxheti i vitit 2023, që sipas tij favorizon oligarkët dhe klientët e Ramës dhe është në dëm të qytetarëve.

Sipas kreut të PL-së, ky buxheti si rezultat i rritjes së akcizës i jep një goditje prodhimit vendas të pijeve, ndërsa favorizohet importi.

“Është e rëndësishme të denoncojmë qartë jo vetëm këto skandale shkuese si porti i Durrësit, apo si afera e segmentit 46 km 35mln euro, por edhe gjithë çmontimin e këtij buxheti që është në favor të oligarkëve dhe klientëve të Ramës dhe shkon në mbështetje të përfitimeve të tyre dhe është në dëm të qytetarëve.

Totali i kostos së shërbimit të borxhit do të arrij 1.15 mld euro me një rritje 69% krahasuar me vitin që po lemë pas. Totali i kostos së shërbimit të borxhit do të jetë i barabartë me buxhetin e 3 ministrive si ajo Arsimit, Shëndetësisë dhe Bujqësisë.

Do të jepen 1 mld euro për 7 koncesione dhe do të vazhdojnë rrugët me qindra miliona euro.

Korrupsioni në tatime dhe dogana do të bëjë namin. Në vitin 2023 niveli i mbledhjes së të ardhurave do të jetë 27%. Miliarda euro do të zhduken në gropën e errët të korrupsionit.

Ky buxheti i jep një goditje prodhimit vendas të pijeve, si rezultat i rritjes së akcizës, duke goditur industrinë vendase të pijeve dhe duke favorizuar importuesit dhe evazionin. Do të favorizohet edhe si rezultat i vendosjes së gjobave 10 fish ndaj biznesit”, theksoi kryetari i PL-se.

Zjarr Tv Ad