CAS fal skuadrën e njohur Europiane

0
10

Pas apelimit nga skuadra franceze, PSG kundër rihapjes së një hetimit nga UEFA, organi më i lartë i futbollit europian ka marrë një vendim final. Përmes një njoftimi të bërë publik vetëm pak minuta më parë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pushuar çështjen, duke e lënë të lirë skuadrën kampione të Ligue 1.

Klubi parizien dyshohej se kishte shpenzuar vlera të konsiderueshme për blerjen e dy prej yjeve të futbollit, Neymar dhe Mbappe.

Në këtë mënyrë, PSG nuk rrezikon sanksione nga UEFA duke fituar pafajësinë në dyer e CAS.