Çdekretimi i zgjedhjeve, Demalia: Meta uli tensionin dhe shpëtoi opozitën, Rama të tërhiqet

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ilir Demalia nëpërmjet një lidhje direkte nga Amerika, ku ndodhet aktualisht në studion e lajmeve në RTV Ora komenton vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta për firmosjen e çdekretimit të datës së zgjedhjeve.

Demalia u shpreh se vendimi i Metës ishte i duhuri, në një kohë kur Presidenca si institucion është i vetmi organ kushtetues.

Sipas tij Meta uli tensionin dhe i dha mundësinë Ramës që të dalë nga ajo rrugë ku është futur, ndërsa shpëtoi edhe opozitën.

Ilir Demalia: Nuk kishte rrugë tjetër. Presidenti ka mbetur i vetmi organ kushtetues, kur mungon Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Parlamenti është formal. Të gjitha këto kanë sjellë në këtë gjendje ku acarimi kishte ardh në kufi. Meta uli tensionin dhe i dha një rrugë Ramës për të dalë nga ajo rrugë ku është futur, por shpëtoi edhe opozitën. 

Vendimi i Metës ishte i duhur dhe mendoj se Rama duhet të tërhiqet dhe të mos vazhdojë më me kokëfortësinë e tij.

 

Zjarr Tv Ad