Çfarë është ‘Agjenti Portokalli’ që vazhdon të marrë jetë

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një mjek i njohur në Gjermani gjeti vdekjen në vend pasi u godit me thikë në qafë nga një person teksa po mbante leksion në klinikë.

Fritz von Weizsaecker ishte 59 vjeç. Agresori u arrestua. Ai është 57-vjeçari Gregor S.

Ngjarja tronditi opinionin publik për shkak se mjeku është djali i presidentit të ndjerë gjerman, Richard von Weizsaecker.

Autori i krimit tha se ka 30 vite që e planifikonte sulmin si hakmarrje ndaj ish-presidentit. Por meqë ky i fundit ka vdekur, ai mori hak mbi të birin.

Arsyeja lidhet me faktin se në vitet ’60, ish-presidenti gjerman ishte drejtues i një kompanie farmaceutike dhe kimikatesh.

Kjo kompani ka prodhuar për llogari të amerikanëve atë që njihet si ‘Agjenti Portokalli’, një herbicid të përdorur gjatë luftës në Vietnam. Ky kimikat ka helmuar miliona njerëz. Vetë Richard von Weizsaecker thotë se nuk e dinte këtë gjë, por ka mësuar pasi kishte lënë punën.

Megjithatë urrejtja ndaj tij pati prodhuar një incident edhe në vitin 1993. Një person e goditi me grusht presidentin e asaj kohe, teksa po hynte në teatër në Hamburg. Presidenti përfundoi në spital me buzë të çarë dhe hundë të thyer.

Agresori u dënua me gjashtë muaj. Ai quhet Guenter Roersch dhe ishte kampion në peshëngritje në Gjermani.

Por çfarë është ‘Agjenti Portokalli’ që ka shkaktuar kaq shumë zemërim?

Bëhet fjalë për herbicid shumë të fuqishëm, që u përdor nga ushtria amerikane për të eliminuar bimësinë dhe pyjet në zonat ku mendohej se fshiheshin trupat vietnameze.

Miliona litra me këtë herbicid u hodhën mbi Vietnam, Kamboxhia dhe Laos.

‘Agjenti Portokalli’ përmban një kimikat vdekjeprurës, të quajtur dioksinë. Më vonë u provua se ai shkaktonte probleme serioze në shëndet- përfshi këtu kancer, defekte në lindje dhe probleme të rënda psikologjike dhe neurologjike.

Miliona njerëz u prek nga ky helm.

Zjarr Tv Ad