Çfarë ndodhi në orët e vona të natës? Njëra nga banoret kërkon të dalë direkt nga shtëpia, bën valixhet gati…

0
2008
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Armaldo Kllogjeri ishte i pari për këtë edicion që u vendosur përballë “Kutisë së Pandorës” në “Big Brother Vip”, të cilën pranoi ta hapë pa u menduar fare dhe iu plotësua një dëshirë.

Maestros iu dhanë dy bileta VIP për të parë një ndeshje të Kombëtares në “Kampionatin Europian 2023”, ndërsa si dënim Armaldo duhet të zgjidhte 4 banorë për do t’ju hequr të drejtën për të nominuar.

Që në Prime-in e mbrëmshëm nisi një debat mes Valbonës dhe Armaldos, i cili duket se vijoi edhe më pas. Gjatë Prime-it Valbona tha se është ‘sulmuar’ nga Armaldo që prej ditës së parë dhe se nuk e kuptonte arsyen e kësaj gjëje.

Megjithatë si një prej arsyeve Valbona veçoi edhe “xhelozinë artistike.”Në orët e vona të natës Valbona nuk është ndjerë mirë emocionalisht dhe ka vendosur të largohet nga shtëpia.

Debati me Armaldon dhe mënyra se si mund të ketë reaguar djali i saj, me të cilin kërkoi të flasë, e ngarkuan shumë këngëtaren dhe ajo nisi të bënte gati valixhet për të dalë. Banorët janë mbledhur menjëherë ta qetësojnë, madje ajo u pajtua me Armaldon.

Mbrëmjen e djeshme Valbona u përplas me Armaldon pasi ky i fundit e “dënoi” duke i hequr të drejtën e votës. Maestro tha se nuk ka asgjë personale me këngëtaren, por ashtu i erdhi në atë moment.

Megjithatë Valbona e konsideroi si “xhelozi artistike” nga ana e tij. Në orët e para të mëngjesit ajo nuk është ndjerë mirë emocionalisht dhe ka kërkuar të dalë nga shtëpia.

Pas debatit me Armaldon këngëtarja u merakos se si mund të kishte reaguar i biri dhe për këtë arsye bëri gati valixhet.
Banorët i shkuan afër ta qetësonin dhe si përfundim Valbona u pajtua me Armaldon. 

Zjarr Tv Ad