CNN fiton betejën e parë kundër presidentit Donald Trump

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar stafin e Shtëpisë së Bardhë t’i rikthejë akreditimin gazetarit të rrjetit informativ, që i ishte hequr pas përplasjes me presidentin në një konferencë shtypi.

Një gjykatë në Uashington ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë që t’i rikthejë aksesin në aktivitetet e presidentit gazetarit të CNN, i cili javën e kaluar u përplas verbalisht me kreun e shtetit gjatë një konference shtypi. Vendimi i gjykatës vjen pak ditë pasi rrjeti informativ amerikan vendosi të padisë presidentin Trump për mohimin e akreditimit korrespondentit Xhim Akosta.

Vendimi i Shtëpisë së Bardhë shkel të drejtën e gazetarit për lirinë e shprehjes ka argumentuar gjykata; ndërkohë që trajtimi i padisë së CNN vazhdon. Duke reaguar, zëdhënësja e presidencës ka deklaruar se administrata do ta ankimojë vendimin dhe njëkohësisht do të vazhdojë me përforcimin e rregullave për zhvillimin e konferencave të shtypit.

“Në Shtëpinë e Bardhë duhet të ketë rregulla”, ka thënë Sarah Sanders.

Nga ana e tij, gazetari Xhim Akosta ka mirëpritur zhvillimin dhe në një prononcim për kolegët është shprehur: “Le t’i kthehemi punës”.

Ndërsa avokati i tij ka thënë se, kjo është një ditë e madhe për gazetarinë dhe për të drejtat që garanton kushtetuta e Shteteve të Bashkuara. Akosta dhe Donald Trump u përplasën një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit, pasi gazetari e pyeti me insistim presidentin për humbjen e Kongresit dhe etiketimet si “pushtues” që ai i bënte karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore.

Zjarr Tv Ad