“Çoi informacione te Meta për inceneratorët”/ Gazetari i njohur flet për krisjen e fortë Rama-Ahmetaj dhe zbardh prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti me ish zv.kryeministrin

0
516
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Denis Dyrnjaja, teksa ka folur për situatën politike në vend është shprehur se mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt ka ndodhur diçka.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari theksoi se përfiltet se krisja Rama-Ahmetaj, ka ardhur pasi dyshohet se ky i fundit ka çuar informacione për inceneratorët te kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Është një dyshezë e paralajmëruar që nga shkarkimi si zëvëndës kryeministër, shkaqet duhen zbuluar. Ka një çarje të fortë mes Ramës dhe Ahmetajt. I besoi detyrën më të rëndësishme, dhe portofole të rëndësishme me shumë para. Diçka ka ndodhur mes tyre. Flitet që Ahmetaj është njeriu që ka çuar informacion tek Meta për inceneratorët. Kjo është e paprovuar por përflitet shumë. Ahmetaj mund të jetë kurban i inceneratorëve. Së shpejti mund të jetë njëri nga njerëzit që SPAK do e thërrasë. Por këto janë pikëpyetje që koha do i tregojë”- theksoi gazetari.

Zjarr Tv Ad