Coronavirusi, reagon Ministria e Shëndetësisë: Kemi marrë masa, ja si të mbroheni

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë doli me një reagim zyrtar pasditen e të dielës në lidhje me situatën alarmante të shpërthimit të Coronavirusit në Itali. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria janë marrë masat për çdo situatë emergjente. Në të gjitha pikat kufitare po ushtrohen kontrolle të mëdha, ndërsa është dyfishuar dhe personeli shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë: Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është mbledhur edhe gjatë ditës së sotme Task-Forca për koronavirusin. Në vijim të masave të përforcuara për kontrollin dhe mbrojtjen nga Koronavirusi COVID-19, janë dyfishuar personelet në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.

Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH. Eshtë bërë shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë thekson se në laboratorin e virologjisë, i certifikuar nga OBSH, në Institutin e Shëndetit Publik kryhen analizat për të diagnostikuar konfirmimin e Coronavirusit.

Ministria e Shëndetëisë: Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike. Në Laboratorin e Virologjisë, i çertifikuar nga OBSH, në Institutin e Shëndetit Publik tashmë kryhet diagnoza e plotë konfirmuese për koronavirusin COVID-19. ISHP ka të gjitha kitet, të gjithë reagentët për t’u kryer diagnoza e koronavirusit në vend. Laboratori i ISHP pjesë e rrjetit të laboratorëve europianë, në atë hap që janë gjithë vendet e tjera të botës, dhe sidomos të Europës.

Më tej, Ministria e Shëndetësisë thotë se është përcaktuar vendi i karantinës në Shqipëri, ndërsa thekson se vazhdon të jetë e përforcuar survejanca e infeksioneve respiratore.

Ministria e Shëndetësisë: Sipas Task-Forcës masat e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë. Tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është një strukturë spitalore, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

Vazhdojmë të kemi të përforcuar survejancën e infeksioneve respiratore dhe specifikisht të rasteve me vështirësi respiratore/sindromën e rëndë respiratore akute, si dhe sistemin e lajmërimit të shpejtë në një situatë shëndetësore jo të zakonshme, kjo e fundit mbështetur dhe në Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (2005,OBSH), me qëllim zbulimin dhe ndjekjen në kohë të rasteve të dyshuara, izolimin dhe menaxhimin e tyre. Ekspertët e shendetit publik apelojnë për mbrojtje nga COVID-19 nëpërmjet ruajtjes së higjenës vetjake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

Në fund, Ministria e Shëndetësisë tregon edhe mënyrën se si virusi përhapet dhe masat që duhet të merren nga qytetarët për parandalimin e tij.

Ministria e Shëndetësisë: Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë që mënyra e transmetimit të COVID – 2019 mund të jetë e ngjashme. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.

Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.

Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).

Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).

Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të kërkojnë kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.

Zjarr Tv Ad