COVID-19/ Banka e Shqipërisë vendos uljen e normës bazë të interesit

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot, më 25 mars 2020, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë njoftoi se vendosi uljen e normës bazë të interesit.

Këshilli mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

Të ulë normën bazë të interesit, nga 1.0% në 0.5%;
Të ulë normën e interesit të kredisë njëditore, nga 1.9% në 0.9%;
Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 0.1%.

 

Zjarr Tv Ad