CSU merr rezultatin më të dobët në Bavari që nga viti 1950

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partitë aleate në koalicionin qeveritar me Merkel kanë pësuar humbje të mëdha në zgjedhjet lokale në Bavari. Kristiansocialët, që gjendet në pushtet prej 70 vitesh në Bavari, kanë humbur maxhorancën. Ndërsa për herë të parë partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, ka arritur të futet në kuvendin rajonal.

 CSU, partia simotër e Unionit kristiandemokrat të Angela Merkelit, pësoi një humbje dërrmuese në zgjedhjet e Bavarisë. Edhe pse ajo vazhdon të mbetet forca politike më e madhe e landit, sërish ka shënuar një rënie serioze në krahasim me të kaluarën.

Të dhënat e para e vendosin CSU-në në nivelin e 37,3% të votave të siguruara këtë të dielë, çka i heq shumicën absolute që e kishte mbajtur pa shumë mundim deri në mandatin e tanishëm. Ky përbën praktikisht rezultatin më të dobët të Unionit Kristiansocial që pas Luftës së Dytë Botërore. CSU-së, e cila tradicionalisht gjendet në pushtet në landin më të madh të Gjermanisë, për të vazhduar qeverisjen i duhet të paktën një partner në koalicion. Partner i mundshëm i CSU-së në koalicionin e ardhshëm mund të jenë të Gjelbrit, të cilët kanë shënuar një rritje serioze të votave, me rreth 17,7%. Të tretët u renditën “Zgjedhësit e Lirë”, me rreth 11,5% të votave të fituara, që lakohen edhe ata si partnerë të mundshëm koalicioni. Rritje ka shënuar edhe partia ekstremiste e djathtë, Alternativa për Gjermani (AfD), e cila siguroi 10,3% të votave.Krahas CSU-së, humbëse e madhe e këtyre zgjedhjeve në Bavari është dhe partneri i koalicionit kombëtar të Merkelit, Partia Socialdemokrate (SPD), e cila deri tani ka qenë forca e dytë politike në këtë land.

Ka spekullime se që të mbijetojë si parti, SPD-ja mund të tërhiqet nga qeveria federale. Për performancën e dobët në Bavari, liderja e saj Andrea Nahles fajëson pikërisht grindjet brenda koalicionit. Këto votime përbëjnë një goditje të fortë për Merkelin vetëm pak muaj pasi arriti të krijojnte një koalicion të brishtë me CSU-në dhe SPD-në, ndërsa ilustrojnë nga ana tjetër kompleksitetin e sfidave me të cilat përballen sot shumë prej partive të mëdha europiane.

 

Zjarr Tv Ad