Daçiç: Kosova nuk do pranohet në INTERPOL

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në 10-vjetorin e themelimit të Partisë Progresiste serbe, deklaroi se Kosova nuk do të pranohet në INTERPOL. Daçiç tha se ndonëse Kosova po jep miliona për të hyrë INTERPOL, Serbia nuk do të heq dorë nga interesat e saj pavarësisht çështjes së integrimit.

 

 “Ajo (Kosova) po jep miliona për të hyrë, por ne nuk do të heqim dorë nga interesat e Serbisë, pavarësisht integrimit apo jo në BE. Ka të bëjë me mbrojtjen e interesave kombëtare, popullit serb, të mbrojtjes së të drejtave të serbëve në Kosovë, si edhe mbijetesës së Republikës Serbe,”-tha ai.

Ndërsa presidenti Aleksander Vuçiç thekoi se nuk ka asnjë njeri që mund të ushtrojë presion mbi Serbinë për të hequr dorë nga interesat vitale kombëtare. “Për ata që mendojnë se mund të shtypin fuqinë serbe për ti marrë gjithçka dhe për t’ia dhënë të tjerëve, po ju them që mos e ëndërroni. sepse nuk nuk do të ndodhë kurrë,”-tha Vuçiç.

Zjarr Tv Ad