Danielson: Djegia e mandateve minon rrugëtimin drejt BE, shqetësim nxitja e dhunës

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Brukseli është i qartë dhe në një zë me dënimin e veprimit të opozitës për djegien e mandateve në bllok. Ky ishte dhe mesazhi që Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane  Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit Christian Danielsson kishte dhënë në takimet me drejtuesit e opozitës.

Danielsson tha se djegia e mandateve minon rrugëtimin drejt BE-së dhe se pasiguria duhet tejkaluar në mënyrë urgjente.

Danielsson: “Kam theksuar që vendimi i anëtarëve të opozitës për të djegur mandatet parlamentare në bllok minon në mënyrë serioze rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Pasiguria duhet tejkaluar në formë urgjente dhe jeta normale demokratike duhet restauruar. Parlamenti është shtyllë e shtetit është motori i çdo demokracie të pjekur. Duhet të jetë vendi ku dallimet dhe diferencat diskutohen dhe të krijohen kushtet për krijimin e një dialogu konstruktiv.”

Kjo është arsyeja pse mendova se duhet ritheksuar ajo thirrje që u bë para disa ditëve nga Hahn se ky bojkot i Kuvendit është kundër produktiv dhe minon përpjekjet e reformave.

Shqetesim nxitja e dhunes- Danilson bëri thirrje dhe për të mos nxitur dhunën.

Danielson: “Është e rëndësishme që protestat të jenë të paqme dhe që ata që janë përgjejgës për to të përmbahen dhe të mos nxisin dhunë. Kjo është theksuar dhe nga Mogherini dhe Hahn. Nxitja e dhunës është shqetësim i madh për ne”

Zjarr Tv Ad