Dashamir Shehi: Përballë Ramës, duhet një hark i madh opozitar

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi shprehet se qëllimi i krijimit të Partisë Demokratike ishte largimi i komunizmit dhe kjo gjë u realizua, por PD ka dështuar në ndërtimin e demokracisë.

Sipas Shehit, në Shqipëri nuk ka të djathtë dhe të majtë pasi shumica identifikohen me pushtetin duke e ilustruar me faktin se “edhe shumica e kapitalistëve vijnë nga shporta e majtë”.

Kreu i LZHK u shpreh kritik me sjelljen e të djathtëve në pushtet duke thënë se ka qeverisur me politika “leniniste” dhe këtu iu referua ligjit për ndarjen e tokave dhe pronave shtetërore pas 1990.

“Nuk kemi qenë për arsye elektorale (të djathtë), pasi duhen politika populiste për të mbledh votat.

Legalizimi është ‘hajdeni miq merrni tokën e huaj’”, u shpreh Shehi duke shtuar se legalizimin e ka përdorur dhe PS për vota.

“Për të mundur Edi Ramën duhet një hark i madh opozitar, kjo ka qenë ideja ime prej vitesh, sidomos pas humbjes së 25 prillit”, deklaroi kreu i LZHK-së.

Zjarr Tv Ad