Data e zgjedhjeve, Meta nis sot konsultimet me partitë politike

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas konferencës për shtyp, Presidenti Ilir Meta mësohet se do nisë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimet e para do të nisen sot në orën 19:00  me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë. Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë ku Presidenti Meta do të marre pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Grupimi i Qendrës së Djathtë janë partitë e para që kanë kërkuar takim me Metën.

Në daljen e dytë për mediat, Presidenti Meta komentoi vendimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, si një formë për të shmangur konfliktin më 30 qershor, datë për të cilën tha se palët politike po e konsideronin si betejë për jetë a vdekje.

Zjarr Tv Ad