Debatet brenda PD-së, Zekthi: Vula është e institucionit, nuk qëndron në xhepin apo astarin e askujt

0
175
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së PD, njëherësh analist, Fitim Zekthi i komentoi përçarjen te demokratët dhe heqjen e vulës së partisë të sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi. Zekthi u shpreh se vula e PD-së i përket institucionit dhe jo një personi të caktuar.

“Vula nuk i përket asnjë njeriu, Vula e PD nuk i përket Bardhit por institucioni. PD merr vendime siç mund të marrë edhe shtëpia e Bardhë në SHBA. Nëse ka marrë vendim kryetari i PD-së, do firmoset nga protokolli me firmë. Pra nuk i është hequr Bardhit, pasi rri në zyrën e Protokollit dhe jo në xhepin apo astarin e dikujt. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Kryesia ka marrë vendimi që të firmosen dokumentet pasi nuk po vuloseshin. Ky është debat banal, pasi vula nuk i përket një njeriu. Nuk është përjashtuar askush nga mbledhja e PD-së.

Anëtarët e partive kanë qenë përherë fiktiv, duke futur nënën dhe babain. Ka qenë përherë jo i saktë numri i anëtarëve. Në një vend me një popullsi të vogël nuk mund te jenë 50 mijë persona anëtar partie. Për mua është e fryrë. Korreshi përmendi diçka në lidhje në Vaun e Dejës”, tha ai.

Zjarr Tv Ad