Lajmi se u shkarkua nga detyra si ministre e Financave, reagon Ibrahimaj

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Delina Ibrahimaj ka reaguar për mediet pas lajmit të publikuar ku raportohej se është shkarkuar nga kryeministri Edi Rama. Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë mohoi se nuk ishte më në detyrë.

Përkundrazi ironizoi mediet duke deklaruar se janë thjeshtë thashetheme. Shkurtimisht për gazetarët Ibrahimaj tha: “Është koha e thashethemeve të verës. Nuk kam dhënë dorëheqjen, nuk jam shkarkuar”.

E pyetur më tej nëse vijon të jetë në detyrë, Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë tha: “Po!”

Tashmë pritet të shihet se çdo të ndodhë pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ndërkohë edhe kryeministri Rama mohoi se ka shkarkuar Ibrahimajn gjatë hyrjes së tij në selinë rozë.

Zjarr Tv Ad