Dekanati i Filologjikut mbështet studentët: Të rishikohet Ligji i Arsimit të Lartë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët vijojnë ti reyistojnë protestës se tyre, ata kanë paralizuar të gjitha unversitetet duke bojkotuar mësimin dhe duke u ngunjuar në këto ambiente. E ndërsa protestes i janë bashkuar edhe studentë të tjerë që janë ngujuar në universitete të tjera.

Dekanarti i Fakultetit te Historisë dhe Filologjisë, kanë dalë me një deklaratë.

Pas një mbledhjeje për situatën me të fundit të krijuar, dekanati dhe pegagogët janë shprehur në mbeshtetje të plotë të protestës së studenteve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme, si dhe kanë dënuar me forcë dhunimin që u bëhet atyre nga policia.

Ja deklarata

Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF0së deklaron se pedagogët:

Rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme.

Denojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre

Janë kundër çdolloj ndërhyrje dhe presioni që synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve

Kërkojnë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorët politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë

Propozojnë ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH

Rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSh

I sigurojnë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim.

Zjarr Tv Ad