Dekorim Sahiti, menaxher i grupit “Babastar” rezulton pozitiv me Covid – 19

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Menaxheri i  grupit te “Babastarsave”, njëkohësisht edhe vëllai i stilistit Valdrin Sehiti, Dekorim Sahiti, është infektuar me koronavirus.

Ai e ka bërë të ditur vetë këtë përmes një statusi në “Facebook” dhe tregon se virusin e ka marre per shkak te kontaktit me njerez te infektuar .

Sahiti tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i kërkon njerëzve të mos përhapin panik.Ne adresen e tij te facebook-ut ai shkruan:

“Te nderuar miq,

Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, une sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes se masave restriktive, ndoshta ka qene e pritshme per shkak te natyres se punes sime qe te vihem ne kontakt me virusin. Menjehere, une jam vetizoluar dhe jam ne gjendje te mire shendetesore.

Aq sa jam shqetesuar per kete lajm aspak te mire, me shume me shqetesoi fakti se shume shpejt jane perhapur dezinformata dhe te paverteta ne lidhje me restaurantin Momo, pronar i te cilit jam une.

Ju njoftoj se vetem une kam rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe jo stafi i restaurantit Momo. Cfaredo informate tjeter eshte e pavertete dhe dashakeqe! Une nuk kam pasur kontakt te afert me stafin, por tashme besoj se IKSHP do t’i testoj ata, njejte si edhe kontaktet e mia te tjera.

Momo eshte dezinfektuar 2 here gjate diteve te kaluara dhe do te dezinfektohet prape sonte. Ne cdo kohe, stafi eshte i pajisur me mjete mbrojtese, maska, doreza dhe dezinfektues. Keshtu do te vazhdoje edhe me tutje, gjithmone sipas rekomandimeve te eksperteve dhe te IKSHP-se.

Shpresoj shume se numri i te prekurve nga Covid-19 do te zvogelohet ne ditet ne vijim dhe se do ta kalojme kete pandemi sa me lehte qe eshte e mundur. Deri atehere, ju uroj juve dhe te dashurve tuaj shendet dhe siguri.

Kujdes po, panik jo!”, ka shkruar ai.

Zjarr Tv Ad