Del Piero: Ky Juventus po shkruan historinë

0
4

Alesandro Del Piero është i bindur se Juventusi aktual pretendente serioze për të fituar Ligën e Kampioneve. Ish-kapiteni i bardhezinjve, duke marrë pjesë në një turne në Azi për të promovuar Ligën e Kampioneve, ka folur pikërisht për klubin italian dhe shanset që ka për të vazhduar më tej në turne ku pengesë e radhës është Ajaksi.
Kroacia pëson humbjen e parë, fitore e madhe për Izraelin. Ançeloti: Më vjen keq për derbin, iu tregoj kë shoh pas Juves.

Inter përgatit goditjen e bujshme, idhulli i tifozerisë mund të rikthehet në verë
“Do të jetë e vështirë por Juventusi ka hedhur kandidaturën për Champions që në fillim. Kanë ndërtuar në skuadër shumë të fortë dhe pastaj i shtuan edhe Kristiano Ronaldon. Fitorja ndaj Atletikos nuk ishte një surprizë për persona si unë që e dinë se çfarë është Juventusi. Mund të presësh gjithçka nga Juventusi, nuk ishte e lehtë, por kanë bërë ndeshjen perfekte.

Tripleta e Ronaldos? Ja pse e bleu Juventus. Ai është një kampion që e ka fituar titullin ndaj e di se si luhen këto lloj ndeshjes kaq të vështira. Deri tani gjithçka po shkon në perfeksion. Më çuditi që shkoi te Juventusi por jo edhe aq shumë. Kristiano dëshironte një skuadër që vlente në botë dhe të zgjidhte Juventusin ishte një mundësi e mirë”, shpjegoi Del Piero i cili gjithsesi mendon se nuk ka asnjë lloj trysnie nëse ekipi nuk shkon deri në fund të turneut.

“Nuk do të ishte dështim nëse nuk  fitojnë këtë vit. Projekti është ta fitojnë me Kristianon, ka firmosur për disa sezone, nëse ia del menjëherë është mirë, por nuk i dihet asnjëherë…”, deklaroi ai.