Denoncon se i kanë vjedhur makinën policia dyshon në vërtetësinë e denoncimit

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person ka denoncuar në Policinë e Tiranës se nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur automjetin në aksin rrugorë Tiranë-Durrës.
Policia nga ana e saj , bën me dije se ka ngritur një grup hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe vërtetësinë e këtij denoncimi.
Informacioni i Policisë
Më datë 30. 07. 2018, shtetasi D. Sh., ka telefonuar policinë dhe ka kallëzuar se në aksin rrugor “Tiranë-Dajt”, dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës i kanë marrë mjetin. Në lidhje me këtë njoftim është ngritur grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe vërtetësinë e informacionit, si dhe janë njoftuar DVP Elbasan, Durrës, Lezhë.

Zjarr Tv Ad