Deputetët e përjashtuar të opozitës paralajmëruan se do të jenë në Kuvend! Rama mbledh Grupin e PS-së, ja porositë për socialistët

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste gjatë ditëve të sotme, ku u ka dhënë porosi socialistëve lidhur me seancë parlamentare që do të zhvillohet në orën 17:00.

Teksa deputetët e përjashtuar të opozitës paralajmëruan se do të jenë në Kuvend, Rama i kërkoi socialistëve që të respektojnë rregulloren dhe të mbajnë qëndrim të unifikuar.

“Ne vazhdojme të respektojmë rregulloren, ata të vijojnë punën e tyre. Për cdo situatë të krijuar duhet që PS te jetë e unifikuar në qëndrim”, iu është drejtuar Rama.

Pavarësisht se Parlamenti i ka përjashtuar për 10 ditë, 23 prej deputetëve të opozitës, këta të fundit kanë vendosur të shkojnë sot në Parlament.

Seanca e radhës është parashikuar për ditën e sotme në orën 17:00, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar siç thuhet në njoftim “në grup në seancë”.

Zjarr Tv Ad