‘Përllogariteni vetë çfarë e ardhme po krijohet!’

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ilir Alimehmeti

“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen, është ta krijosh atë”, thoshte Abraham Lincoln, Presidenti XVI i SHBA.

Çfarë e ardhme po krijohet aktualisht?

Në Shqipëri, financimi për arsimin e lartë është 50% poshtë normës!

Në Shqipëri, nuk mjafton që ky financim është i ulët, por në krahasim me një vit më parë u ul me 8% të tjera! – Përllogariteni vetë çfarë e ardhme po krijohet!

Në Shqipëri, fondet për shkencën janë jo ekzistente! – Përllogariteni vetë çfarë e ardhme po krijohet!

Në Shqipëri, në vend që të investohet te studentët vendosen ligje për t’i lidhur ata! – Përllogariteni vetë çfarë e ardhme po krijohet! Pastaj pyesim veten me habi “Ku janë studentët?!”

Ata po braktisin të ardhmen pa të ardhme që u kanë krijuar prindërit dhe gjyshërit përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre!

Ata po braktisin të ardhmen pa të ardhme që u kanë krijuar qeveritarët dhe ligjvënësit me shkollimet më të ulëta historike në vend!

Ata po braktisin të ardhmen pa të ardhme në Shqipëri e po përqafojnë të ardhmen me më pak të panjohura që u ofron emigrimi.

Ata po na lënë shëndenë, ne vazhdojmë pyesim “Pse ikin të rinjtë?”, edhe pse të gjithë e dimë përgjigjen.

Përgjigja është: “Një prind, një shoqëri, një qeveri që nuk mbështet rininë, nuk meriton të mbështetet nga rinia në pleqërimin e tyre!”. Koka bën, koka pëson!

Është koha të kthejmë kokën dhe zemrën ndaj të rinjve! Sot! Nuk ka më kohë!

Zjarr Tv Ad