Deputetët në Kosovë nuk e pranojnë Vidovdanin si festë zyrtare

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni për Administratë Publike, ka shqyrtuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare në Kosovë. Lista Serbe ka kërkuar që në Ligjin për festat zyrtare të futet 28 qershori që njihet si festa e Vidovdanit.E cila e kanë kundërshtuar nga  anëtarët e Komisionit.

Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, ka thënë se festa e Vidovdanit është e papranueshme për ta si komision, madje ai ka propozuar që edhe disa festa që janë aktualisht të largohen nga ligji. Po ashtu, ai ka bërë të ditur se është kërkuar që edhe data 24 qershor të jetë dita e egjiptianëve.

“Festa e 28 qershorit e Vidovdanit për mua është e papranueshme, sepse nuk është një festë e cila i përmbledhë listat e festave që i kemi futur ne si festa zyrtare. Është festa e Bajramit të Madh dhe të Vogël, Krishtlindjeve Katolike, Ortodokse. Në listën e festave zyrtare këto festa kanë hy dhe nuk kemi festa fetare të tjera që hyjnë në këtë…Ne si komision nuk jemi në gjendje që të marrim një vendim për çështjen e 28 qershorit ditës së Vidovdanit ta vendosim si festë memorialë apo jo.

Anëtarja e Komisionit nga Lista Serbe, Jasmina Zhivkoviq, ka thënë se i kanë propozuar këto data pasi që vetëm serbët dhe egjiptianët nuk i kanë pasur këto ditë në ligj. Ajo ka thënë se propozimi i tyre për ditën e 28 qershorit, nuk është asnjë provokim.

Edhe deputetët e tjerë e kanë kundërshtuar që në Ligjin për festa zyrtare të futet 28 qershori, ku një ndër ta ka qenë edhe deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj, i cili ka thënë se nuk e voton as në komision e as në Kuvend.

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, është shprehur se nuk ka asgjë kundër festave të serbëve që këta t’i festojnë në shtëpitë e tyre. Në këtë komision është bërë Shqyrtimi i raporteve të komisioneve të përhershme për Projektligjin për lirinë e asociimit në Organizatat Joqeveritare.

 

Zjarr Tv Ad