Deputeti i Partisë Socialiste zbarkon në SPAK, gazetari i njohur zbulon çështjen e nxehtë që po pyetet politikani i njohur: Prokuroria po heton për më shumë se një vit…

0
313
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Eni Ferhati bëri me dije se deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku, është thirrur në SPAK në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në lidhje me privatizimin e pronave të ushtrisë.

Kallëzimi në SPAK për këtë çështje është bërë nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari dhe lidhet me privatizimin e bazave detare në Shëngjin, Pashaliman dhe Sarandë.

Gazetari bëri me dije se deputeti Kollçaku po pyetet në lidhje me privatizimin e bazës ushtarake detare në Sarandë.

“Sipas burimeve zoti Kollçaku, deputet i Partisë Socialiste, është thirrur në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Bëhet fjalë për një hetim që Prokuroria po heton për shumë se një vit në lidhje abuzimet e pronave të ushtrisë. Kryesisht pronave që janë nxjerrë nga plani i ushtrisë dhe i janë dhënë me koncesion subjekteve private.

Ky hetim ka nisur pas një kallëzimi të ish-zëvendëskomandantit të forcave Detare, Artur Meçollari, i cili gjithashtu është parë këtë të enjte në ambientet e SPAK.

Kallëzimi kishte të bënte me bazat dertare, atë të Pashalimait, por edhe të bazës detare në Shëngjin, ku zoti Meçollari i kreu kallëzimet pasi u shkarkua nga detyra. Ai akuzon se në mënyrë të kundërligjshme këto baza i janë dhënë subjekte private duke qenë baza të rëndësishme të infrastrukturës detare.

Bëhet me dije se Kollçaku po pyetet për bazën e Sarandës”, tha Ferhati.

Zjarr Tv Ad