Deputeti i PD: Kush janë dy ministret e Ramës që do shkojnë në SPAK

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se dy ish-ministre të Partisë Socialiste do të përballen me akuzat e SPAK-ut.

Në emisionin “Breaking”, ai tha se bëhet fjalë për ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka e përfolur për aferat e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, si dhe ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca, e akuzuar për shpërdorimin e fondeve të IPARD.

Sipas Baçit, edhe më herët, kryeministri Edi Rama i ka paraprirë arrestimeve të SPAK duke larguar ata ministra apo kryebashkiakë që përfliten se kanë telashe me drejtësinë.

“Si ka mundësi që sa herë përflitet se do të ketë lëvizje nga SPAK, Rama i paraprin, si me Saimir Tahirin, Arben Ahmetajn, Vangjush Dakon…e njëjta gjë po ndodh edhe tani. Po përflitet fort ministrja Xhaçka, e njëjta gjë me ministren e Bujqësisë, që deri dje përpara se të dilte lajmi i bujshëm për abuzimet me fondet për fermerët, menjëherë Rama merr masën dhe e largon”, deklaroi Baçi.

Zjarr Tv Ad