Kalaja: Janë bërë të gjithë ‘qelbësirat’ bashkë për të penguar opozitën.

0
432
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Adriana Kalaja ka qënë e ftuar ditën e sotme në Syri Tv ku foli për zhvillimet në partitë politike. Ajo u shpreh se të gjitha veprimet e Bashës vërtetojnë se ai është peng i Ramës. Gjithashtu Kalaja tha se jam e bindur që të gjitha lëvizjet që bëhen për parti të reja, si ajo e Lapajt, apo takimet e Diasporës për votën janë lëvizje të dirigjuara nga mazhoranca për të minuar opozitën.

“Të gjithë ata që sot janë me Bashën, po përdorim shprehjen e personit që e përdori në 2013, që sot është ambasador, që tha qelbësirat të të gjitha llojeve bëhuni bashkë për të rrëzuar Sali Berishën. Kjo është aktuale edhe sot. Të gjithë këta janë qelbësira të bashkuar rreth Lulëzim Bashës, me qëllimin kryesor për të hequr Sali Berishën nga skena politike. Sepse qoftë zyrtarë të korruptuar të Ambasadës Amerikane, qoftë edhe ata të korruptuar në DASH nuk ja dolën dot përballë një figure si Sali Berisha. Dhe tani kanë gjetur metodën tjetër për t’i treguar publikut që ky është i pazoti për të rrëzuar Edi Ramën dhe ne duhet të shpesoj te ky brezi i ri që gjoja është i palakuar.”

Zjarr Tv Ad