Gazetari Qafoku: Habitem me ata që vazhdojnë besojnë Bashën

0
204
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se është për t’u habitur që ka ende njerëz që besojnë Lulzim Bashën.

Sa i takon vendimeve që u morën në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, Qafoku komentoi duke thënë se në PD është e pamundur që figurat politike të gjejnë veten.

“Partia Demokratike e zotit Basha, mua më vjen shumë keq se si një pjesë e figurave aty për hir të së vërtetës kanë një format të spikatur në profesionet e tyre dhe nuk e kanë politikën si të vetmen varkë ku mund të kapen në jetën e tyre dhe të lundrojnë dhe kanë treguar zotësi edhe në politikë, por më habisin se si mbështesin Lulzim Bashën edhe në këtë përpjekje të fundit të tij për të arritur që rreth logos dhe vulës që ai mban në xhep dhe një mbështetje të SHBA-ve që e kanë bërë dhe e bëjnë për hir të parimeve të tyre, ata t’i vishen dhe të forcojnë një njeri që është me të vertetë prova e fundit e Lulzim Bashës, por unë jam i bindur që dhe me këtë provë do të dështojë,” – u shpreh Qafoku.

Zjarr Tv Ad