Dështimi i komplotit/ Astrit Patozin nuk e rrezikon Luli, por Kujtim Gjuzi

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rilindja nuk arriti dot ta pengonte pellazgun Kujtim Gjuzi të hynte në Kuvend. Qysh ditën e parë të paraqitjes së tij në agorën më të lartë të demokracisë, opozita ka marrë tjetër faqe.

E para, Rudina Hajdari pjesë aktive e komplotit të Edi Ramës ndaj konservatorëve të djathtë, pranoi kokëulur Komisionin e Integrimit dhe doli nga skena politike.

E dyta, nënkryetar i Kuvendit u zgjodh Myslym Murrizi, fitorja e parë e qenësishme e Kujtim Gjuzit.

E treta, zgjedhjet vendore sipas sondazheve rrëfejnë rritje në bashkitë e mëdha të koalicionit Kujtim Gjuzi, Zef Bushati, Eduart Ndocaj allias Kaubojsi.

E fundit dhe më e rëndësishmja, prania e pellazgut Kujtim Gjuzi në zgjedhjet vendore e zhvlerëson krejtësisht Bindjen Demokratike të Astrit Patozit, i cili tani e ka sfidantin përballë, i cili i thotë: “Ndalu beg, se ka hendek!”.

Zjarr Tv Ad