Dështimi i Ramës me negociatat, që po e fsheh mbas ‘subjektivizmit të BE’

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti, demokrati Tritan Shehu, ka nxjerrë në pah atë mashtrim që kryeministri i vendit po mundohet t’ua hedhë syve të shqiptarëve për të fshehur dështimin e tij në hapjen e negociatave me BE-në.

Shehu evidenton të ashtuquajturin “subjektivizëm politik” me të cilin Rama po spekulon tanimë.

“Samiti i Poznanit ishte një shuplakë e fortë për atë dhe keqqeverisjen e tij, qofte edhe për farsën e 30 Qershorit, – shkruan Shehu në Fb. – Fatkeqësisht kjo Rilindje kështu po penalizon një popull të tërë.Nuk flitet vetëm për mosmarrje fondesh zhvillimi, për zhvendosje edhe në planin e vizibilitetit formal të tij atje, por dhe për një projekt ndarjeje të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në ecurinë e integrimit.

Dhe të gjitha këto dështime, përgjegjës për të cilat është ai vetë, Rama mundohet t’i fshehë duke deklaruar se tashmë integrimi i vendit varet nga “subjektivizmi politik i vendeve te BE”!Edhe struci është pak për ta krahasuar!

 

 

Zjarr Tv Ad