Detaje të reja për vrasjen në Shkodër/ Dyshohet se biznesmeni u vra gabimisht, objektiv ishte një tjetër person

0
239
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me kalimin e orëve dhe nisjen e hetimeve, ka ndryshuar edhe dinamika e ekzekutimit të biznesmenit në Shkodër. Dyshimet e para kanë të bëjnë me një shënjestër të gabuar, pasi objektivi nuk ka qenë Arjan Ferracaku.

Biznesmeni 30-vjeçar është vrarë gabimisht, teksa ka qenë duke kalëruar, pasi nuk ka qenë ai objektiv, por dikush tjetër që ishte me të. Viktima ka qenë i shoqëruar nga 5-6 persona të tjerë në zonën e Livadhes, të cilët po bënin stërvitje për hipizëm.

Burimet bëjnë me dije se objektivi i vrasjes ka qenë një tjetër person, ndërsa autori i vrasjes ishte fshehur në shkurre, dhe ka qëlluar nga 70-80 metra me kallashnikov. Mësohet se Ferracaku, fillimisht ka mbetur i plagosur, por nga frika se e pa kush e qëlloi, autori ka qëlluar sërish mbi të me kallashnikov.

Për hedhjen dritë të kësaj ngjarje të rëndë, uniformat blu deri më tani kanë shoqëruar 10 persona, të cilët po merren në pyetje. Familjarët e viktimës shprehen se nuk kanë pasur konflikte me askënd, dhe nuk i dinë arsyet se pse është vrarë Arjan Ferracaku./BW/

Zjarr Tv Ad