Dhunon familjarët me urdhër mbrojtje, arrestohet vlonjati

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi A.SH., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës”, një 41-vjeçar i cili pavarësisht një urdhri mbrojtjeje ka dhunuar familjarët e tij.

Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë arrestimin e tij, pasi ditën e djeshme ky shtetas ka shkelur Urdhrin e Gjykatës duke shkuar në banesën e familjarëve të tij në lagjen “28 Nëntori” dhe ka dhunuar psikologjikisht vëllain, nënën e tij por edhe të afërm të tjerë për motive të dobëta.

Bëhet me dije se kjo situatë është e përsëritur pasi 41-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Zjarr Tv Ad