“Do djeg veten”. Minatorët protestojnë para Parlamentit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa është mbledhur parlamenti për seancën e radhës parlamentare, ku do të votohet edhe projektligji për minatorët, këta të fundit po protestojnë para Kuvendit.

Sipas tyre, projektligji nuk përfshin të gjitha kërkesat e tyre dhe nga ai përfitojnë vetëm zyrtarët.

Një prej minatorëve në pension tha se nëse nuk plotësohen këto kërkesa do të djegë veten pasi ndihet i diskriminuar nga një e drejtë që ia jep Kushtetuta.

Nuk shton kuotat tona. Na le shumë poshtë. Unë kam 16 vite punë, po ta shumëzosh me 1%, mund të ngrihet 22 mijë lekë të vjetra. Ku do shkoj me këto. Unë barazohem me kooperativistin. Me këtë ligj përfitojnë zyrtarët që janë shpikësit e pensioneve falsë. Ne që kemi punuar ngelemi jashtë skeme. Ato kanë marrë konsulencë me sindikata sllave. Unë jam i mendimit do djeg veten, jam i diskriminuar. Kur më jepet kjo e drejtë nga Kushtetuta këta ma mohojnë. I pari Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj e me radhë. Në 2009 bëmë marrë veshje me Ramën dhe tha brenda 6 muajve në pushtet do t’u jap statusin. U bënë 6 vjet dhe status s’ka”, tha minatori.

Ndërkohë edhe minatorët e Korçës, Ersekës dhe Devollit janë mbledhur para Prefekturës për të protestuar.

Zjarr Tv Ad