Do performonte në lokalin ku humbi jetën 17-vjeçari, Fifi: Ngjarja e djeshme më la në shok

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë u shënuar mbrëmjen e djeshme në “Club Orange” Sarandë, ku ndërrroi jetë në vendin e punës kamerieri 17-vjeçar.

Ngjarja ndodhi pas mesnate, ndërsa qindra qytetarë prisnin që në skenë të ngjiteshin për të performuar Fifi dhe MCKreshta.

E në lidhje me këtë ngjarja ka reaguar dhe vetë këngëtarja, e cila si duket ishte dëshmitare e vdekjes së të miturit dhe ka mbetur e shokuar nga ngjarja.

”Ngushëllime Familjes Delilaj. Ngjarja e djeshme më la në shok”, shkruan Fifi në “instastory”.

Kujtojmë që Antonio Delilaj 17 vjeç ka humbur tragjikisht jetën në orët e para të ditës së sotme në Sarandë, teksa ndodhej në vendin e tij të punës. Adoleshenti ishte kamarier në “Club Orange” dhe punonte për të siguruar të ardhura, para se të niste shkollën.

“Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1”, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit Spiro Iljadhi, është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin Antonio Delilaj, 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal)”, njoftoi Policia.

Për këtë ngjarje tragjike është arrestuar shtetasi Lulzim Allkushi, personi që ishte përgjegjës dhe kishte instaluar pajisjen e transportit në “Club Orange”. Ai përdorej kryesisht për transportin e mallrave për furnizim, nga një kat i lokalit në tjetrin.

Zjarr Tv Ad