Sot primaret e PD në Kukës, Berisha thirrje demokratëve: Votoni për të zgjedhur kandidatin për kryetar

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e sotëm nisi procesi i zgjedhjeve për primaret në Kukës, ku anëtarët e PD kanë shprehur interes që në orën 08:00 të mëngjesit.

Ish-kryeminitri Sali Berisha ka ndarë dhe një video, ku shihet se pjesëmarrja është masive për të zgjedhur kandidatin për kreun e Bashkisë së Kukësit.

“Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës! Ftesë për të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë në primare për zgjedhjen e kandidatit të tyre për Bashkinë Kukës. Suksese! #sb”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Kujtojmë që më parë ishin gjashtë kandidatë, por pas dorëheqjes nga gara të kryetarit Arif Rexhmatit, në Kukës do garojnë pesë kandidatë.

Emrat e kandidatëve:

Ardian Sokol Elezi
Emri Haxhi Vata
Gëzim Beqir Shehu
Uran Rakip Cengu
Ylber Haxhi Zeneli

Zjarr Tv Ad