Rama thirrje pushuesve: Ju që bëni ecje në shtigjet e Thethit, mos e hidhni kanaçen e paketën e cigares në ferra! Është e shëmtuar

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa foto nga bujtinat në Theth, për të cilat thotë se janë të mbushur plot me turistë që vijnë për të shijuar natyrën dhe freskinë e zonës.

Ai iu bën thirrje të gjithë atyre pushuesve të cilët bëjnë ecje dhe njëkohësisht hedhin kanaçe, bidon uji, apo paketë cigaresh në tokë, që të kenë kujdes dhe të mos ndotin mjedisin e natyrën e bukur shqiptare.

“Turizmi malor si asnjëherë më parë me bujtinat e Thethit të mbushura përplot nga turistët që vijnë prej gjithë botës për të shijuar natyrën e papërsëritshme dhe freskinë ndjellëse të këtyre ditëve fundgushti

Ama, ti që bën ecje shtigjeve atë kanaçen dhe paketën e cigares mos e hidh nëpër ferra, sepse lëndon atdheun e fëmijëve të tu, vendin e prindërve të tu, fytyrën e kësaj Shqipërie që bëhet me turp nga papastërtia e krijuar prej papërgjegjshmërisë tënde kaq të shëmtuar.”-shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad