“Do t’i pres dorën atij që vjedh votën”, Rama i përgjigjet Presidentit: S’kam frikë nga Ilir Meta

0
1691
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk frikësohet nga përballja me presidentin Ilir Meta, nëse ky i fundit pas zgjedhjeve të 25 prillit kalon në opozitë.

Ky reagim i Ramës vjen pas deklaratës së djeshme të Presidentit Meta, i cili u shpreh se do t’i presë dorën atij që tenton të vjedhë votën në 25 prill. Në të kundër, nëse Rama fiton i vetëm 71 mandate, Meta tha se do japë dorëheqjen dhe do dalë në opozitë.

I pyetur nga gazetari i newsbomb.al Ilir Xhafaj, në konferencën e sotme, nëse kishte frikë për dorën apo për përballjen me Ilir Metën në opozitë, Rama u shpreh se nuk kishte pse të kishte frikë për asnjë nga të dyja.

‘‘Presidenti Ilir Meta u shpreh dje, se do t’i presë dorën atij që vjedh votën. Përmendi bashkëshorten e tij, zotin Basha, juve. Madje, gazetares ju zotua se kjo nuk do të mbeste vetëm në kontekstin figurativ.

Ndërkohë, për ju tha se nëse siguroni 71 mandate do të kalojë në opozitë. Unë doja tju pyesja, ju keni frikë për dorën apo për përballjen me Ilir Metën si kundërshtar në opozitë”, e pyeti gazetari Ramën.

Sakaq, Rama u përgjig: Po pse duhet të kem frikë për njërën ose për tjetrën. Ç’a lidhje ka këtu frika. Më zhgënjeve Ilir! Fole për Ilirin, po… edhe ti konfuz si Iliri por të paktën ti je i qeshur jo i qarë. Ruaje buzëqeshjen për herë tjetër.

Zjarr Tv Ad