Doza kanabisi e kokainë të fshehura në makinë, pranga 2 të rinjve në Dhërmi

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës duke finalizuar operacionin antikanabis, të koduar “Dhërmiu”. Në automjetin e një 28-vjeçari në Dhërmi, u gjetën 2 doza kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu evidentuan të mbjellë edhe disa fidanë kanabis. ”Shërbimet e Policisë, pas kontrollit të ushtruar në Dhërmi, në automjetin “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin B. Xh., kanë gjetur dhe sekuestruar 2 doza lëndë narkotike të llojit kokainë. Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e këtij shtetasi në Dhërmi, ku janë evidentuar të mbjellë edhe disa fidanë kanabis. Në përfundim të këtyre veprimeve, shtetasi B. Xh., 28 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, në ambientet e një karburanti, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E. T., 23 vjeç, banues në Dhërmi, pasi nga kontrolli i ushtruar, iu gjetën të fshehura 54 doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Goditen dy raste të tjera të posedimit të lëndëve narkotike dhe një rast i tentativës për kultivim të kanabisit.

Zjarr Tv Ad