Dua Lipa ngre zërin për Sudanin: Jam me të gjithë gratë, burrat e fëmijët që po protestojnë

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja Dua Lipa ka shprehur mbështetjen e saj për popullin e Sudanit. Atje zhvillohen protesta kundër presidentit Omar al-Bashir, ku qeveria u është përgjigjur me dhunë thirrjeve për demokraci.

Me anë të një postimi në Instagram, Dua Lipa shprehu hapur mendimin e saj rreth kësaj cështje duke shkruajtur:

“Po e ngre zërin për Sudanin. Jam me të gjitha gratë, burrat dhe fëmijët që po protestojnë për një tranzicion paqësor në demokraci. Qeveria u është përgjigjur dhunshëm thirrjeve për demokraci, me vrasje e dhunime. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe ne duhet së bashku ta ngrejmë zërin”.

 

Zjarr Tv Ad