“Duhet një natë dimri për të treguar mëkatet e qeverisjes suaj”, Flamur Hoxha i ashpër në Kuvend: Uroj që të jetë dimri i vështirë dhe i fundit për ju

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ashpër ka qenë në fjalimin e tij në Kuvend deputeti i PD, Flamur Hoxha.

Teksa mbajti fjalimin në foltoren e Kuvendit ai tha se duhet një natë dimri për të folur për mëkatet e qeverisë teksa u shpreh “uroj që të jetë dimri i vështirë dhe i fundit për ju”.

“Kam dy fjalë për miqt e mi të opozitës. Në këtë sallë nuk duhemi të merremi me njëri-tjetrin për problemet tona të brenshme. E kam të lehtë  të jap përgjigje për veten time, edhe sikur larg qoftë të bëhen bashkë 139 deputetë nuk arrijnë të më blejnë e jo më të shitem te secili prej tyre. Në mbyllje nga anët e mIa thuhet se duhet një natë e gjatë dimri për të treguar mëkatet e qeverisjes suaj.

Ndoshta nuk mjafton një dimër i tër, e uroj që të jetë dimri i vështirë dhe i fundit për ju” tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad